March 25, 2009 at 2:33 pm
NATO urdhëron të rihapet uzina e avionëve[/FONT]
E mbyllur prej vitesh, ashtu si dhe aerodromi ku ndodhet uzina, ajo është parashikuar të kthehet në punë. Burime nga Ministria dhe komanda e aviacionit njoftojnë se shumë shpejt do të rifillojë puna në uzinën e riparimit të avionëve dhe mendohet që të punësohen dhjetëra persona që kanë qenë pjesë e saj për vite me radhë. Sipas burimeve, rikthimi i uzinës bëhet në kuadër të procesit për futjen e Shqipërisë në NATO.
Repartet e uzinës do të nisin fillimisht me riparimin e helikopterëve të repartit të Farkës, ndërsa pas stabilizimit përfundimtar të këtij projekti, në aerodrom do të fillojë riparimi i avionëve specialë, si: F–15, F–16 e deri në avionë më të specifikuar. Uzina e riparimit të avionëve në Kuçovë ka një kapacitet të madh specialistësh dhe makineri, ndonëse pas shpërbërjes së saj, pjesa më e madhe e tyre janë detyruar të braktisin profesionin. Në këtë aerodrom ka më shumë se 10 vjet që nuk është ndjerë më zhurma e motorëve të avionëve që fluturonin në hapësirat e Shqipërisë.
Kjo kohë shërbeu dhe për të nxjerrë jashtë funksionit të gjithë arsenalin e avionëve të llojeve Mig 15, 17 e 19. Janë rreth 400 avionë të markave të ndryshme, që tashmë janë hequr nga përdorimi dhe janë lënë si relike në aerodrom. Burime nga uzina bëjnë të ditur se shumë shpejt, në 10 reparte të saj do të nisë riparimi i llojeve të ndryshme të mjeteve ajrore, falë investimit që aleanca euro-atlantike do të kryejë.
Në mbikëqyrje të aerodromit, NATO do të lërë komandat ushtarake turke. Burime të sigurta bëjnë të ditur se Ministria e Mbrojtjes do të emërojë edhe gjeneralin e aerodromit në Kuçovë dhe shtabin e tij drejtues. Uzina e riparimit të avionëve është ndërtuar në vitin 1968 pranë aerodromit.
Mbërritja e avionëve të parë u bë pasi Shqipëria vendosi lidhje me Kinën. Por kjo solli dhe nevojën e riparimit të tyre, duke u punësuar plot 650 punëtorë. Aktualisht, në uzinë ekziston vetëm administrata, dhe 10 specialistë që merren me ndërhyrje të vogla. Pritet që rinisja e punës në uzinë të mundësojë edhe punësimin e një numri të madh banorësh të zonës përreth.
E Marte, 24 Mars 2009
http://gazeta-agon.com/mat.php?idm=6652&l=a
From usa probably as aid since Albania will join the 26-nation pact in April 2009 on NATO’s 60th birthday